Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 57 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit Th. N., 31 vjeç, G. K., 69 vjeç dhe R. C., 47 vjeç, të tre banues në Korçë, pasi u kapën në bulevardin “Fan Noli”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga ky sektor u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Devoll, pasi në rrugën “Midhi Kostani”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar lehtë një shtetase, këmbësore.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
K. M., 81 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi;
R. R., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shpërndarë foto dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjetet sociale.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit F. P., 51 vjeç, dhe I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi në fshatin Miras, Devoll, 51-vjeçari u kap duke transportuar me furgon, një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës, që ia kishte blerë 59-vjeçarit, në fshatin Sinicë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 10 m sterë lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe furgoni.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– K. Q., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 65-vjeçare, për motive pronësie;
– M. Sh., 33 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshortin e saj, nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi F. B., 71 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, i cili ka kallëzuar se më datë 07.09.2024, është larguar nga banesa, djali i tij 49 vjeç (me problem të shëndetit mendor). Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Maliq/Informacion paraprak – Rreth orës 06:20, në afërsi të fshatit Rëmbec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. S. është përplasur me një karrocë që drejtohej nga shtetasja V. M., 68 vjeçe. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 68-vjeçarja, e cila ndodhet po merr mjekim, në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.