Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. T., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka shkuar tek banesa ku jeton bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh . A., 76 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se i ka vjedhur produkte buqësore një 49 vjeçari.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Lin, Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh 68 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 57 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili ka kallzuar se më datë 04.09.2024 është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.