Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtretasin Zh. D., 63 vjeç, banues në Gollomboç, Pustec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komiariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Maliq, si dhe shpalli në kërkim shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Maliq, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin dhe shisnin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugë, ka kanosur dhe fyer një 52-vjeçar, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Pogradec, sepse në aksin “Korçë-Pogradec”, në fshatin Grabovicë, pas përplasjes së automjetit që drejtonte me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.