Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, në ambientet e lokalit të tij, dyshohet se ka kanosur babanë e tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 29 vjeç dhe S. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta. Të dy janë dërguar në spital, për mjekim.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. M., banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 39-vjeçare, këmbësore, e cila u dërgua në spital, për mjekim;
-A. M., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Sul Starova” dhe “Rruga e Korçës”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. K., që lëvizte me biçikletë, i cili u dërgua në spital, për mjekim;
-F. D., 20 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe A. D., 26 vjeç, banues në Devoll, pasi në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Kuç, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Të dy shtetasit u dërguan në spital, për mjekim.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se filloi procedimi penal për shtetasin N. P., 18 vjeç, banues në Francë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas, pasagjerë në automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.