Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. Gj., 30 vjeç, banues në Boboshticë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen T. P., 24 vjeçe, banuese në Çeki, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. C., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij u konstatua se kishte një punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në Velçan, pasi dyshohet se i ka zaptuar një sipërfaqe toke xhaxhait të tij dhe i ka bllokuar atij, rrugën përpara banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. P., 56 vjeç, banues në Sheqeras, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 35-vjeçar.
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi I. F., 75 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.