Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi B. S., 67 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 25 vjeç, banues në Dvoran, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Xh. Sh., 31 vjeç, banues në Pojan, Maliq, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar;
G. H., 20 vjeç, banues në Vërdovë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. F. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. F.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. M., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar xhamat e banesës së një 35-vjeçari dhe e ka kanosur atë me fjalë;
-për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 36-vjeçar.
Më datë 31.05.2025, në bllokun nr.3, Maliq, shtetas të paidentifikuar dyshohet se kanë tentuar të djegin automjetin në pronësi të shtetasit M. P. Zjarri është fikur nga banorë të zonës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Maliq/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit K. D. Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar afër tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në bulevardin “Republika”, automjeti me drejtuese shtetasen K. Ç. ka përplasur një shtetase të mitur, e cila ka disa dëmtime të lehta në këmbë.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.