Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 48 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj.

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi L. B., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në biznesin e tij në fshatin Rrëmenj, gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në biznes, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.