Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. B., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit V. L., dhe E. N., pasi u kapën duke bërë punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. S., 20 vjeç, pasi ka goditur me send të fortë një 44-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. G., 41 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Më datën 25.05.2025, në fshatin Pojan, Maliq, ka tentuar të vetëvritet në banesë shtetasi S. S. 32 vjeç, duke u prerë me një mjet prerës thikë. Aktualisht po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.