Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. G., 65 vjeç, dhe I. R., 65 vjeçe, për veprën penale “Vepra të turpshme” dhe për një 16 vjeçare pasi i kishte filmuar dhe i kishte publikuar në rrjetet sociale.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi E. J. 49 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se në banesën e tij, në lagjen nr. 15, i kanë vjedhur biçikletën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke transportuar 3m³ dru zjarri, të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—-
Pogradec/ Rreth orës 03:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Çërravë, kamioni me drejtues shtetasi F. P., 63 vjeç, ka përplasur shtetasin I. H., 65 vjeç, këmbësor, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.