Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

A. B., 50 vjeç, banues në Voskop, pasi ka goditur me grushte një 55-vjeçar, pas një konflikti për motive pronësie;

B. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ka goditur me dru një 63-vjeçar, për motive të dobëta.

Korçë/Më datë 20.05.2025, shtetasi Dh. Xh., 40 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ka tentuar të vetëvritet, në banesë, duke konsumuar medikamente. Aktualisht po merr mjekim dhe është jashtë rezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Maliq ka kallëzuar shtetasi D. B., 35 vjeç, banues në Pirg, se më datë 19.05.2025, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja K. B., 27 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.