Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Leshnicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. Ç., 19 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
K. B., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
Xh. F., 29 vjeçe, pasi më datë 14.05.2025 është larguar nga banesa dhe ka lënë 2 fëmijët e saj të mitur, te nëna e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur celularin e një 39-vjeçareje, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. S., 56 vjeçe, banuese në Drithas, pasi dyshohet se për motive të dobëta i ka vënë zjarrin derës së banesës së një 56-vjeçari. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.
Më datë 19.05.2025, gjatë transportimit në spital, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi H. M., 52 vjeç, banues në Kurtesh, Kolonjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.