Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. A., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 21-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
K. C., 22 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e këtij automjeti;
një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin “Pogradec-Korçë”, si pasojë e të cilit u dëmtuan shtetasi M. Xh. dhe vajza e tij e mitur, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Xh., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Më datë 11.05.2025, rreth orës 15:00, shtetasi E. L., 18 vjeç, banues në fshatin Denas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë ka rënë nga kali dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Më datë 11.05.2025, në ambientet e QV 39/01, Pogradec, një shtetas i paidentifikuar i ka marrë celularin shtetases E. Xh., gazetare, dyshohet ndërkohë që ajo filmonte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë kryer veprimet procedurale dhe materialet do referohen në Prokurori, për vlerësim.