Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimin.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pas kallëzimit të bërë nga shtetasja B. B., 65 vjeçe, banuese në fshatin Çaushli, Maliq, e cila rreth orës 11:00, të datës 30.09.2025, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, dyshohet se është dëmtuar lehtë nga një automjet. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
A. M., dhe K. H., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;
F. M., 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë SHPSF, pranë Spitalit Korçë, pasi në gjendje të dehur në ambientet e spitalit është konfliktuar me një 28-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Q. R., 64 vjeç dhe H. R., 62 vjeçe, banues në fshatin Gështenjas, pasi me vetëgjyqësi i kanë zënë rrugën për në banesë një 43- vjeçari;
A. M. 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Ersekë, se gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në magazinën e një 35-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.