Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– E. M., 47 vjeç, dhe V. T., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-G. E., 42 vjeç, banues në Barç, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 59-vjeçari;
-E. R., 32 vjeç, banues në Rehovë, pasi dyshohet se ka goditur më shkelma një 66-vjeçar, për motive të dobëta.
-B. B., 44 vjeç, banues në Kuc i Zi, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Xh., 57 vjeç, banues në Losnik, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka penguar shtetasin B. M., 42 vjeç, që të kryejë punime ndërtimi në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. P., 35 vjeç, dhe A. M., 29 vjeç, banues në Strelcë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.