Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. A., 40 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë një 37-vjeçar, për motive të dobëta. 37- vjeçari mori mjekim në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën;
Ll. DH., 65 vjeç, banues në Llëngë, pasi dyshohet se ka goditur me dru një 58 vjeçar, për motive të dobëta. 58- vjeçari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Voskop, Korçë, si pasojë e të cilit ngeli i dëmtuar shtetasi S. D., specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. D., 42 vjeç, banues në Voskop, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”
Po nga këta specialist u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Zvirinë, Maliq, pasi motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi I. H. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta 19-vjeçari, i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.