Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit V. M., 37 vjeç, dhe L. M., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Vreshtas, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. B., 77 vjeç, banues në Vreshtas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas e kishte lëvizur automjetin nga vendi i aksidentit.
Sepcialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, dhe K. K., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset D. K., 49 vjeçe dhe S. K., 42 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Kolonjë/Më datë 17.04.2025, në fshatin Boshanj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 10 hektarë me bimësi dhe janë dëmtuar pjesërisht pemë të ndryshme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.