Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. P., 26 vjeç, banues në Turan, pasi u kap jashtë banesës, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. A., 24 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për zjarrin që ra në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, në fshatin Sanjollas, bëjmë me dijë se nga veprimet e para hetimore rezultoi se zjarri ka rënë aksidentalisht. Shtetasi S. B. vijon te jetë në kujdesin e mjekëve.

Devoll/Më datë 15.04.2025, në aksin rrugor “Bilisht-Bitinckë”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit F. P., 42 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

—-
Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, shtetasi I. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja S. Ç., pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Me shtetasin I. Ç. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.