Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në PKK Qafë Thanë, duke tentuar të dilte nga Shqipëria, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Korçës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. Xh., 38 vjeç, banues në Gështenjas, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 34-vjeçar, për motive të dobëta.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasja Sh. S., 42 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar klor, në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. Ç., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Xh., 44 vjeç, banues në Dvoran, pasi u kap duke transportuar 2 m³ lëndë drusore, të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.