Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
V. I., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një 21 vjeçari;
S. T., 70 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka vendosur një derë metalike në një pronë që janë më proces gjyqësor me shtetasin E. K., 47 vjeç, si dhe dyshohet që 70-vjeçari, ka vjedhur disa sende në pronësi të 47-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. C., pasi u kap duke kryer punime ndërtimin pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ju gjet një krehër fishekësh bosh.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, se në datën 02.04.2025, është larguar nga banesa , djali i tij 17 vjeçar. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.