Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistës e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. T. 43 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. Q., 46 vjeç, banues në Korçë, për veprën penal ” Shkelja e rrugullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr. 14, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë një këmbësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. T. 39 vjeç, dhe R. Ç., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri- tjeterin, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja B. R., 65 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende floriri. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—–
Korçë/Rreth orës 01:35, shtetasi R.H , punonjës i një pike karburanti në lagjen nr 10, ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar ishte konfliktuar fizikisht me të dhe më pas ishte larguar.
Shtetasi R.H, pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.