Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. D., 41 vjeç dhe G. V., 53 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se 41-vjeçari ka dëmtuar 3 bagëti të shtetasit G. V., ndërsa ky i fundit e ka kanosur me fjalë 41-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. Ç., 66 vjeçe, banuese në Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 57-vjeçare.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi shtetasi P. K., 66 vjeç, banues në Dvoran, Korçë, i cili ka kallzuar se gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, i kanë vjedhur pajisje hidrosanitare. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Ç. N., 61 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.