Sektori i Policisë Rrugore:
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 46 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i automjetit tip “Citroen”, shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në Çetë, Devoll, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Y. M., dhe shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Kolonjë:
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Dh., 50 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Th. F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, afër banesës së tij, shtetasi Xh. P., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas deklarimit të familjarëve, 40-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.