Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 60 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarshovë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. R., 50 vjeç, banues në Kosovë. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi B. R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.