Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mamaj, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte në vendin e quajtur “Majkosh”.

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se motomjeti që përdorte ishte i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar motomjeti dhe dokumentacioni i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.