Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 22 vjeç dhe për një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Ditën e djeshme, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital, me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në Polici. 14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.