Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. K., banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po kryente punime për ndërtimin e një banese, në fshatin Peshtan, pa lejen e organeve kompetente.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçar, këmbësor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.