Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Beçisht, Tepelenë, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e kullotës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektar tokë me bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.