Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. I., banuese në Tiranë, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një 64-vjeçari, në fshatin Progonat.

Stacioni i Policisë Këlcyrë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., banues në fshatin Sukë, pasi me pretendimin se është pronar i sipërfaqes së tokës ku kalon një rrugë e fshatit Sukë, e ka bllokuar segmentin, me gure dhe inerte, për të mos kaluar mjetet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.