Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. D., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, mbetur në tentativë.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. B., pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarshovë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.