Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Mingul, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor “Ura e Lumit-Valare”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 17-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
–
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në hyrje të qytetit të Memaliajt, shtetasi A. N., 24 vjeç, banues në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një automjet të parkuar.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, shtetasit J. N., 54 vjeç dhe R. N., 47 vjeçe, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.