Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme shtetasi M.M., 51 vjeç, banues në Krahës, ka debatuar me shtetasin H. A., 66 vjeç, banues në Krahës, për një konflikt kullotash mes tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.