Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Reagim/Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke kundërshtuar punonjësin e Policisë, informojmë se:
Për këtë rast janë kryer veprimet procedurale dhe materialet janë referuar më datë 19.07.2024, në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin G. G., 24 vjeç, banues në Luzat, pasi në Tepelenë, ka goditur me grusht një 19-vjeçar dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pas ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
D. B., banues në Lazarat, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij;
M. V., 71 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, pasi ditën e djeshme, ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe shkurre.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Përmet, pasi ka qëlluar me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
K. S., 34 vjeç, rezident në Greqi, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka goditur një 76-vjeçare (këmbësore), e cila është jashtë rrezikut për jetën;
S. D., 28 vjeç, banues në Angli, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrethrrotullimin e lagjes “Punëtore”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.