Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.