Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash, një 26-vjeçari, duke e mashtruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka bërë njoftim të rremë, për një shtetas, në sallën operative të DVP Gjirokastër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 28 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se më datë 13.05.2025, ka vjedhur një laptop në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Përmet. Laptopi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në spitalin e Përmetit, është paraqitur shtetasi R. S., banues në Kanada, i cili ishte dëmtuar në këmbë pasi ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.