Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 31 vjeç, banues në Përmet, pasi ka goditur me grusht një 26-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Xh., 40 vjeçe, banuese në Luftinjë (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Ç., 37 vjeçe, banuese në Libohovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me gurë, automjetin e kushëririt të tij, shtetasit E. Ç., për motive të dobëta.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. M., 63 vjeç, banues në Greqi, dhe G. M., 40 vjeçe, banuese në Angli, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë;
-një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.