Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor, ju informojmë se këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në qytetin e Përmetit, shtetasi J. K. 39 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin tip “Bmw”, ka aksidentuar lehtë këmbësoren, shtetasen V. L., 60 vjeçe, banuese në Përmet, e cila pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.