Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Reagim/Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke kundërshtuar punonjësin e Policisë, informojmë se:
Për këtë rast janë kryer veprimet procedurale dhe materialet janë referuar më datë 19.07.2024, në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin G. G., 24 vjeç, banues në Luzat, pasi në Tepelenë, ka goditur me grusht një 19-vjeçar dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pas ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., banues në Lazarat, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Përmet, pasi ka qëlluar me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orës 08:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të lagjes “Gërhotit”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 58 vjeç, ka goditur shtetasen F. K., 76 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.