Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi është konfliktuar fizikisht me një 60-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Sot, rreth orës 09:45, në fshatin Arshi Lengo, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi V. K., rreth 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.