Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 38 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. A., 53 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-Xh. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 63-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Tepelenë/Më datë 07.04.2025, në fshatin Dhëmblan, është djegur pjesërisht lokali në pronësi të shtetasit F. M. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.