Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Gjirokastër, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, me fokus verifikimin e mjeteve dhe identifikimin e personave, kapën shtetasin në kërkim A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Në vijim të veprimeve procedurale, u krye ekzekutimi i vendimit nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbenetike në DVP Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 18 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.