Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 62 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Veliqot, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 17-vjeçari.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasit L. H., 35 vjeç dhe J. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.