Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, leje drejtimi të shtetit grek, që dyshohet se është e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 radio si ato që përdor Policia dhe 1 palë dylbi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dokumentin e falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme ka thyer xhamin e një dritareje në këtë komisariat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. S., 60 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi F. Ll., banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., pasi e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.