Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë një 39-vjeçar, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, është larguar për në banesë. Shtetasi A. B., është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Gj., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ll. N., 38 vjeç, banues në fshatin Hoshtevë, Zagori, pasi më datën 21.03.2025, në vendin e quajtur “Brigje” ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetase 20-vjeçare ka kallëzuar se shtetasi A. G., e ka kanosur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Punohet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.