Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaloi shtetasin K. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. Xh., 29 vjeç dhe K. Xh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi kanë kanosur dhe fyer për shkak të detyrës, në ambientet e punës, punonjësen e Shërbimit Social.
L. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur një 19-vjeçare, nëpërmjet telefonit;
I. V., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke kryer punime në një hapësirë publike të marrë me qira, pa lejen përkatëse.
Gj. Sh., 45 vjeç, banues në njësinë administrative Lunxhëri, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.
-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 36 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 52 vjeç, banues në Përmet, punëtor i pastrim-gjelbërimit, pasi ditën e djeshme, në fshatin Piskov, i ka vënë zjarrin vendgrumbullimit të mbjetjeve.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.