Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 28.11.2024, në gjendje të dehur, dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare.

-Stacioni i Policisë Memaliaj referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 57 vjeç dhe E. P., 45 vjeç, të dy banues në Memaliaj, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. A., 37 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Përmet, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Leskovik-Përmet”, ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili si pasojë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi R. M., 46 vjeç, banues në Përmet. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.