Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 51 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pasi në banesën e vëllait të tij, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. Ç., 44 vjeç, banues në fshatin Hormovë, i cili dyshohet se kishte hyrë në banesë për të vjedhur. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. N., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi shiste fishek të armëve të gjahut dhe sportive, pa lejen e organeve kompetente. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë gjahu me leje, 4 kuti me saçme për pushkë sportive dhe 2056 fishek gjuetie.

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Tepelenë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, pa targa. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky automjet është i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe dokumentacioni përkatës.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Q., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 fëmijët e saj të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.