Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy banues në Përmet, pasi janë konfliktuar me një 15-vjeçar, për motive të dobëta.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në fshatin Nepravisht, Libohovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.