Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M., 18 vjeç dhe R. D., 21 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën sasi të vogla përkatësisht të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për një 16-vjeçar, banues në fshatin Karjan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Karjan-Gjirokastër”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që e drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar 16-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

-për shtetasin B. S., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Përmet-Ura e Leklit”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja ka dëme materiale automjeti që drejtonte 42-vjeçari.

Pasditen e djeshme, në spitalin rajonal të Gjirokastrës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi K. R., 64 vjeç, banues në fshatin Erind, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga biçikleta me të cilën lëvizte në fshatin Shën Todhër. Aktualisht, 64-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Punohet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.