Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 08.11.2024, ka njoftuar shtetasin L. Dh. (i arrestuar më datë 08.11.2024), se punonjësit e Policisë kishin shkuar për kontroll në banesën e tij.

-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në lagjen “18 shtatori”, ndërkohë që shtetasi V. M. ka qenë duke punuar për hidroizolimin e tarracës së një apartamenti, ka shpërthyer bombla rezervë e gazit dhe ka rënë në rrugë. Nga shpërthimi nuk janë shkaktuar dëme materiale.

-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. I., banuese në Tiranë, pasi ka bërë njoftim të rremë te organet e rendit.

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 19 vjeç, banues në Delvinë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. O., 54 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. O. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi O. Q., të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 18 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.