Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka mashtruar shtetasin Sh. B., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke mos i kryer pagesën për blerjen e një apartamenti.

-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë, një 67-vjeçar, për motive të dobëta.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 42 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. A., 32 vjeç, banues në Memaliaj. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja shtetasja E. C., e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Sot, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Grehot”, janë përplasur automjeti i policisë me drejtues shtetasin A. M., (oficer policie në DVKM Gjirokastër) dhe automjeti me drejtues shtetasin P. T.. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.